Protesta me dhunë ditën e djeshme në Rrjoll/ Ndiqen penalisht 24 persona, 2 të tjerë arrestohen

01/03/2026 13:18

Pas përleshjes së protestuesve me punonjësit e një kompanie sigurie dhe dëmtimeve të mjeteve të firmës që po ndërton një resort në Rrjoll, Policia e Velipojës njofton se ka proceduar në total 24 persona.

Sipas njoftimit zyrtar të Stacioni i Policisë Velipojë janë arrestuar  Nardi Malaj 51 vjeç dhe  Tur Shullani, 45 vjeç.

Të arrestuarit akuzohen për “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

Procedim në gjendje të lirë: 7 persona Për shtetasit: L. K., 32 vjeç (Ivanaj); A. N., 33 vjeç (Gomaiqe); D. N., 27 vjeç (Gomsiqe); N. M., 70 vjeç (Gomsiqe); Z. Sh., 54 vjeç (Velipojë); Z. M., 33 vjeç (Rrjoll); P. M., 69 vjeç (Rrjoll). Akuzohen për shkatërrim prone dhe kundërshtim punonjësi shtetëror.

Shpallur në kërkim: 15 persona: A. M., 30 vjeç (Baks-Rrjoll); A. M., 28 vjeç (Baks-Rrjoll); D. Sh., 20 vjeç (Pulaj); Gj. P., 60 vjeç (Torovicë); L. K., 39 vjeç (Torovicë); M. K., 32 vjeç (Torovicë); P. M., 30 vjeç (Baks-Rrjoll); S. K., 44 vjeç (Torovicë); N. K., 35 vjeç (Torovicë); P. K., 27 vjeç (Luarzë); A. Zh., 31 vjeç (Ishull Shëngjin); A. P., 46 vjeç (Torovicë); S. Sh., 52 vjeç (Pulaj); S. K., 19 vjeç (Torovicë); G. P., 55 vjeç (Baks-Rrjoll).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB