Kush do e zëvendësojë udhëheqësin suprem të Iranit? Presidenti Trump: Ka disa kandidatë të mirë

01/03/2026 09:23

Pas vrasjes së udhëheqësit suprem Ali Khamenei në një operacion të përbashkët SHBA-Izrael, presidenti Donald Trump deklaroi se ekzistojnë disa “kandidatë të mirë” për të marrë drejtimin e Iranit.

Në një intervistë telefonike për CBS News, Trump u shpreh se ka ide të qartë se kush po i merr aktualisht vendimet në Teheran pas vdekjes së liderit suprem, por refuzoi të zbulojë detaje.

“E di saktësisht kush është, por nuk mund t’jua them”, tha ai.

I pyetur nëse ka një person specifik që do të donte ta shihte në krye të Iranit, presidenti u përgjigj:

“Po, mendoj se po. Ka disa kandidatë të mirë”.

Megjithatë, ai nuk dha informacione të mëtejshme mbi identitetin e këtyre kandidatëve apo mbi mënyrën se si mund të zhvillohet tranzicioni i pushtetit në Iran, ndërsa situata politike në vend mbetet e paqartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB