Video/ Nuk i dilte pensioni për të jetuar, ish-polici në Turqi merr vendimin drastik gjatë protestës: Jo për paratë, por për dinjitetin tim
Presidentja e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi sot se ekziston një rrezik real për përshkallëzim të mëtejshëm, teksa Irani dhe Izraeli po nisin sulme të reja pas vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei.
“Rreziku i përshkallëzimit të mëtejshëm është real. Kjo është arsyeja pse një tranzicion i besueshëm në Iran është urgjentisht i nevojshëm, një tranzicion që rivendos stabilitetin dhe hap rrugën për një zgjidhje të qëndrueshme”, shkroi von der Leyen në platformën X.
Shefja e BE-së bëri të ditur se kishte zhvilluar biseda telefonike me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, si dhe me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.
“Diskutuam pasojat e sulmeve të pamatura dhe pa dallim të Iranit ndaj Izraelit”, tha ajo, duke iu referuar telefonatës me Emirin e Katarit.
“Me rajonin në trazira të thella, Katari mund të mbështetet në solidaritetin e fortë evropian”, tha ajo.
Top Channel