U arrestua për lëndë narkotike, 22-vjeçarja rikthehet në shtëpi pas një viti në burgun e frikshëm në Dubai
22/03 12:18
Korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe, së bashku me ekipin, janë vendosur tashmë në Tel Aviv, aty ku është hapur një front i ri lufte pas kundërpërgjigjeve të Iranit.
Gazetari i Top Channel ka raportuar se disa raketa balistike janë parë mbi Tel Aviv dhe janë dëgjuar shpërthime.
“Dëgjohen shpërthime. Disa raketa balistike duhet të jenë. ‘Iron Dome’ sapo është aktivizuar dhe duket se e ka shpëtuar edhe një herë kryeqytetin e vendit nga sulmet e Iranit, dëgjohen shpërthime në sfond. Më herët mundëm të filmonim shpërthimin e disa raketave që kaluan mbi qytetin e Tel Avivit”, ka deklaruar Bibe.
Top Channel