Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane
Nga Artan Fuga*
Largimi nga qeveria si ministre e jashtme e Spiropalit si gjithmonë u interpretua nga komentatorë dhe analistë, nga media sepse u duk edhe një çështje boll seksi.
Dhe nuk munguan analizat e bazuara në intriga grash. Spiropali kundër Ballukut dhe Balluku kundër Spiropalit për punë rivalitetesh. Nuk munguan të fusin edhe një burrë në mes, sesi kryeministri mashkull, kishte kërkuar të mbantre rivalitetin në ekuilibër midis dy femrave xheloze për njëra tjetrën për vështrimin dashamirës të tij.
Tamam rubrika rozë. Gosip!
Ca ndërtuan skenare me intriga politike në ShBA, në Gjermani, në Kosovë, e kështu pa fund të ministres së gjorë.
Trajtimi mediatik këtu e ka fundin e tij, tërheq vëmëndjen e publikut, por në fakt e shfytyron çështjen, e bën transparente duke e fshehur, dhe e fsheh duke e bërë transparente. Trajtimi mediatik sheh marrëdhënie personash, por nuk shkon dot më thellë në trajtesa strukturore.
Vetë fjala e lamtumirës e ministres së larguar, dhe e komentatorëve të paguar prej saj dikur, ishte gjithë mllefe për kryeministrin, plot paralajmërime revanshi, një si “hajde po do ta shohësh ti!” – si i thonë adoleshentët njëri tjetrit pasi grinden te oborri i shkollës. Por, edhe ajo fjalë nuk tregoi shkakun se përse e larguan nga ministria. Kush priste të kishte guximin që flakjen e saj si leckë ajo ta shtjellonte hapur!
E turpëruar ajo vetëm shau me nervozizëm!
Cfarë ka ndodhur? E vërteta se Shqipëria aktualisht ndodhet në një krizë të marrëdhënieve me aleatët e saj perëndimorë.
Kishte disa muaj, mbase dy vjet, që kryeministria kishte kryefjalë të parë integrimin evropian. I kishte harruar rromuzet me krerët e Evropës të viteve të shkuara dhe kërkonte madje një hyrje fallco, në fakt mos-hyrje në Evropë, se pranonte të ishte atje dhe pa të drejta për të mbrojtur sovranitetin e vendit.
Dukej sikur ftohja me administratën e re amerikane pas largimit të Joe Bidenit dhe ardhjen e Presidentit Trump, e kishte bërë që ta linte lojën e talljeve me Evropën, dhe të kërkonte strehim te BE.
Ndërkonte erdhi çasti i testit nga aleatët tanë amerikanë: “Hajde me ushtri në gaza!” – erdhi sfida.
Do ta pranonte apo jo? Rama e pranoi! Si të mos e pranonte! Pasojat e mospranimit të ftesës diheshin edhe nga lypsari më i fundit i Tiranës.
Përllogaritja e rrisqeve dhe avantazheve do të çonte në atë që bën gjithëherët politika shqiptare brenda dhe jashtë vendit, shtyn për ta vonuar një rrezik të çastit, duke krijuar rreziqe për të ardhmen, edhe më të mëdha, por jo tani. E shtyn si e shtyn. Fiton kohë. Ku i dihet!
Nderkohë, Evropianët me këtë historinë e “bordit të paqes” duket se kuptuan që Shqipërinë nuk e kishin në kontroll. Erdhi ftohja me Evropën, e cila, për rjedhojë, nisi të mos i falte Ramës edhe problemet e brendshme, korrupsionin dhe përballjen dhe kundërvënien e tij ndaj drejtësisë së re.
Në këtë mënyrë Shqipëria ndodhet në një situatë hezitimesh, mosbesimesh, dyshimesh, ftohje nga të dy anët. Partnerët amerikanë provuan se e kanë nën kontroll kryeministrin, por e shohin me rezervat përkatëse për shkak të qendrimeve të mëparshme, dhe të afrimin të beftë të tij, befasishëm, me BE në forma largimi nga ShBA. Kurse partnerët evropianë janë ftohur dhe bërë mosbesues sepse panë që kryeministri shqiptar nuk është besnikërisht në një linjë politike me ta. Ende pa u futur shpall autonominë nda BE. E ç’e duam? – ndoshta kanë menduar!
Dashje pa dashje Shqipëria ndjen sot një ri-izolim, që shpresoj mos zgjasë shumë dhe mos ketë pasoja shumë të rrezikshme. Këtë ri-izolim kryeministri besoj se e ka ndjerë dhe e ka përjetuar si dështim i ministrisë së tij të jashtme dhe i ambasadave të dështuara shqiptare nëpër botë që e kalojnë kohën në qoka trokitjesh gotash shampanjash me lloj lloj budallenjsh dhe të currufjepsurish.
Prandaj edhe anatemoi ministrinë e jashtme që nga roja te porta deri te ministri!
Mirëpo ky ri-izolim nuk ishte si pasojë e personit të ministrit, dhe as e rojes së godinës. Ishte strukturor sikurse e përmendën dhe s’ka ministre, as ministër që ta zgjidhë veç tij. Nuk e zgjidh dot as ministrja e ikur, as ministri i ardhur!
Problemi është se politika e jashtme e Shqipërisë sot është në krizë. Nga Italia dhe Greqia jemi larguar se na duken shumë të vegjël për ambiciet tona.
Nga vendet e tjera ballkanike antare të BE si Sllovenia, Kroacia, apo më tej Bullgaria apo Rumania nuk na eksitohen fare shqisat.
Nga BE dhe ShBA kemi një lloj ftohje siç e pamë, me Anglinë kemi bërë sherr e shamata për punën e emigrantëve, dhe për rrjedhojë anija ka marrë ujë.
Treni ka dalë nga shinat. Tregojnë një anekdotë. Treni i Stalinit kishte ngecur në stacion me defekt. Ai u nxeh dhe tha: Prit se e rregulloj unë këtë punë! U nis dhe pushkatoi trenistin. “Tani do të nisemi!” – tha – “Gjërat u vunë në vijë”, dhe u ul në sedilen e trenit.
Flakim ministren!
*Akademik
Top Channel