“48 udhëheqës iranianë u vranë nga sulmet SHBA-Izrael”, Trump optimist: Ofensiva po vijon

01/03/2026 17:42

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se 48 udhëheqës iranianë janë vrarë gjatë sulmeve të përbashkëta amerikano-izraelite ndaj Iranit.

Në një intervistë për Fox News, Trump u shpreh se operacioni “po ecën përpara me shpejtësi” dhe e cilësoi si një sukses të madh.

Askush nuk mund ta besojë suksesin që po kemi. 48 udhëheqës janë zhdukur menjëherë,” tha ai, duke shtuar se ofensiva po vijon.

Agjencitë e inteligjencës amerikane dhe izraelite, përfshirë CIA-n, kishin monitoruar prej muajsh lëvizjet e liderit suprem iranian, Ali Khamenei, si dhe të zyrtarëve të tjerë të lartë politikë e ushtarakë.

Sipas raportimeve, në ditët e fundit ishin zbuluar plane për takime të ndara të Khameneit dhe drejtuesve të tjerë në një kompleks në Teheran, ku ndodhen zyrat e liderit suprem, presidenca iraniane dhe aparati i sigurisë kombëtare, çka i kishte bërë ata të cenueshëm ndaj një sulmi.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet iraniane lidhur me pretendimin e Trump për numrin e viktimave në radhët e udhëheqjes së lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB