Video/ Kundërshtojnë ndërtimin e resortit turistik që prek tokat e tyre, banorët vijojnë protestën në ditën e 26-të, thyejnë xhamat e makinave

28/02/2026 13:05

Banorët e Rrjollit kanë vijuar protestën duke shënuar ditën e 26-të të revoltës.

Ata shprehen të bindur në kërkesat e tyre për ndalimin e punimeve.

Banorët po protestojnë kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonën Baks-Rrjoll, në Velipojë, ku ata pretendojnë se zotërojnë toka të trashëguara.

Ditën e sotme protestuesit kanë thyer e dëmtuar makineritë e firmës që po ndërton resortin, por edhe të policisë private.

Në mbështetje të banorëve sot ishin edhe një grup protestuesish nga e gjithë Shqipëria, të cilët ishin sëbashku.

Sot, për shkak të protestës në Tiranë, në Rrjoll ishte prani e vogël e policisë se shtetit.

Prej 26 ditësh, banoret janë çdo ditë në protestë dhe çdo ditë dhjetëra prej tyre shoqërohen në komisariat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB