Presidenti serb Aleksandar Vuçiç: Sulmi ndaj Iranit si bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi në 1999
Dubai është vënë në gatishmëri të lartë pas raportimeve për shpërthime në qiell dhe përgjime të mundshme ajrore pranë zonës së Palm Jumeirah.
Sipas mediave dhe dëshmive të banorëve, incidentet e para u regjistruan rreth 20 minuta më parë, ndërsa në zonë janë dëgjuar disa shpërthime të forta.
Sipas raportimeve, dëshmitarët okularë kanë dëgjuar të paktën katër deri në pesë shpërthime brenda një periudhe rreth 15 minutash, çka sipas tyre mund të tregojë aktivizimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore.
https://x.com/clashreport/status/2027772579616784882?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2027772579616784882%7Ctwgr%5E8bf9aa3567ea841bede589865447d94d3cfd88f6%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.dailymail.co.uk%2Fnews%2Farticle-15601019%2FIran-attacks-LIVE-Israel-US-launch-pre-emptive-strikes-Iran-explosions-heard-downtown-Iran.html
Një dëshmitar që ndodhej në zonë deklaroi se ka parë një përgjim të mundshëm pranë kompleksit FIVE Palm Jumeirah. “Pak kohë më parë pamë diçka në qiell. Dukej sikur ndodhi në Palm Jumeirah, konkretisht në Five Palms. Në 15-20 minutat e fundit janë dëgjuar të paktën katër deri në pesë shpërthime”, tha ai.
It appears that Iran may have struck Dubai with a Shahed kamikaze drone. pic.twitter.com/JUO4CZYosm
— Clash Report (@clashreport) February 28, 2026
Një video e publikuar nga Protothema.gr tregon flakë dhe shpërthime në qiell, që dyshohet se lidhen me ndërhyrjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore. Deri tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga autoritetet e Emiratet e Bashkuara Arabe lidhur me incidentin.
Palm Jumeirah konsiderohet një nga projektet më ikonike të Dubai. Ishulli artificial në formë palme, i ndërtuar me rërë dhe gurë, është një nga destinacionet më të njohura turistike dhe rezidenciale në botë, me dhjetëra hotele luksoze, rezidenca dhe atraksione turistike. Në këtë zonë jetojnë rreth 78 mijë banorë dhe ndodhen disa nga resortet më të njohura të qytetit.
Situata mbetet ende e paqartë, ndërsa autoritetet pritet të japin një reagim zyrtar për atë që ka ndodhur në qiellin e Dubait.
Top Channel