Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, IDF nxjerr shifrat: U përfshinë 200 avionë, goditëm 500 objektiva. Teherani: 201 të vrarë, mbi 700 të plagosur

28/02/2026 19:02

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se rreth 200 avionë luftarakë përfunduan “fluturimin më të madh ushtarak ndonjëherë në historinë e Forcave Ajrore Izraelite” më herët gjatë ditës së sotme.

Duke shkruar në aplikacionin e mesazheve Telegram, IDF-ja tha se avionët “përfunduan një sulm të gjerë kundër sistemit të raketave dhe sistemeve të mbrojtjes të regjimit terrorist iranian në Iranin perëndimor dhe qendror”.

Avionët hodhën “qindra municione duke shënjestruar rreth 500 objektiva”, shton ajo. Sipas saj, është “dëmtuar rëndë kapaciteti ofensiv i regjimit iranian”.

Ndërkohë zëdhënësi i Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane, Mojtaba Khaledi, tha se deri tani 201 persona janë vrarë në sulmet e sotme në vend, raportuan mediat iraniane.

Khaledi tha se 747 persona janë plagosur, duke shtuar se 24 nga 31 provincat e Iranit janë goditur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB