Orbán kërcënon për masa të reja kundër Ukrainës, reagon BE: Askush nuk mund të shantazhojë Bashkimin Europian Për herë të parë realizohet një studim për cilësinë e jetës tek të sëmurët me kancer në Shqipëri.
Përveç vështirësive që hasin pacientët me këto sëmundje, ky studim kishte në fokus gjendjen psiko-sociale të tyre, e cila ndikon në ecurinë e të gjithë trajtimit mjekësor dhe jo vetëm.
“60 % e tyre e pranuan trajtimin dhe filluan ta ndjekin sëmundjen, pasi është e kuptueshme që momenti i parë është një shok, duke ditur edhe pasojat që ka kjo sëmundje”, tha Albana Fico.
Në këtë studim u morën në pyetje 250 pacientë të diagnostikuar me lloje të ndryshme të kancerit.
“Është i pari i këtij lloji dhe hapëm rrugën për të ndikuar dhe ndërhyrë aty ku duhet”, u shpreh më tej.
Pacientët iu përgjigjën një pyetësori të hartuar bazuar në literaturë bashkëkohore, ku përveç mjekëve, ekspertëve të shëndetit, specializantëve u përfshinë edhe studentë të mjekësisë.
Top Channel