Protestuesit nisen drejt Policisë së Shtetit, autoritetet u bëjnë “bllokadë”, kordon policie në rrugë dhe makina ujëhedhëse
28/02/2026 19:23
Ndërsa protestuesit e PD janë nisur nga Kryeministria drejt ambienteve të Policisë së Shtetit, në këtë institucion janë marrë masa për të mos avancuar më tej.
Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat raporton se është “aktivizuar” kordoni i policisë në rrugë si dhe janë pozicionuar makinat ujëhedhëse.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë hedhur disa bomba molotovë.
Top Channel