Netanyahu reagon pas sulmeve izraelite ndaj Iranit: Nuk do e lejojmë që regjimi terrorist iranian të kërcënojë njerëzimin, është koha që…
Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën sulme parandaluese ndaj Iranit këtë mëngjes, me shpërthime të dëgjuara në Teheran, ndërsa Izraeli shpalli gjendje të jashtëzakonshme.
Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei nuk është në Teheran, tha një zyrtar iranian për Reuters dhe është zhvendosur në një vend të sigurt. Më parë, Associated Press raportoi se një sulm në kryeqytet ndodhi pranë zyrave të Khameneit.
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha të enjten se Irani nuk do të sigurojë armë bërthamore sepse Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei ka theksuar se vendi nuk ka plane për të blerë armë të tilla.
“Udhëheqësi fetar i një shoqërie nuk mund të gënjejë”, tha Pezheskian për televizionin shtetëror në Iranin verior, ndërsa raundi i tretë i bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara po zhvillohej në Gjenevë.
“Kur ai njofton se nuk do të kemi armë bërthamore, kjo do të thotë se nuk do t’i kemi ato. Edhe nëse dua ta bëj këtë, nuk mundem, për shkak të bindjeve të mia”, u shpreh Pezeshkian.
Top Channel