Milan, në ‘gjueti’ për një qendërsulmues, Guirassy në pole position, por shfaqet opsioni Jackson

28/02/2026 11:30

Epilogu i çështjes Mateta nuk e ka ndalur Milanin që është vënë në kërkim të një qendërsulmuesi rreth të cilit do të ndërtojë sulmin e së ardhmes.

Nëse e ardhmja e Fullkrug mbetet në dyshim, deri tani 10 ndeshje(por vetëm 291 minuta aktivizim), një gol dhe një gjendje fizike delikate, te klubi kuqezi janë të ndërgjegjshëm se Massimiliano Allegrit i duhet një pikë referimi që t’ia largojë presionin Leaos dhe Pulisic në zonën e golit

Guirassy në pole position. Është një emër që pëlqehet më shumë se të tjerët, të paktën sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’; Serhou Guirassy. Nuk është hera e parë që Milani shfaq interes për sulmuesin e Borussia Dortmund, teksa kohë më parë ai ishte ndjekur edhe kur ishte pjesë e Stuttgart. Por tani Milani kërkon të përfitojë nga fakti që Guirassy i ka komunikuar klubit verdhezi se dëshiron të provojë një tjetër aventurë larg Bundesligës. Futbollisti ka një klauzole prej 70 milionë euro, por Borussia Dortmund e di se klubet duke parë moshën dhe vullnetin e vetë lojtarit, nuk janë të gatshëm të paguajnë këtë shifër

Retegui e Nunez. Alternativat nuk mungojnë dhe vijnë nga Arabia Saudite. Bëhet fjalë për Mateo Retegui, të cilin Milani tentoi ta marrë përpara se ish sulmuesi i Atalantës të pranonte ofertën e Al Qadsiah dhe për Darëin Nunez, që ka mbetur jashtë planeve të Al Hilal të Simone Inzaghit, me uruguajanin që është gati të kthehet në Evropë. Por për momentin Igli Tare dhe Furlani, për momentin nuk kanë shfaqur interes

Situata Jackson. Është edhe Nicolas Jackson, edhe ky i vlerësuar në të kaluarën dhe qe Bayern i Mynihut nuk ka ndërmend të blejë kartonin e tij duke qenë se Chelsea kërkon 67 milionë euro. Jackson do të kthehet në Premier League dhe më pas do të duhet të gjejë një skuadër të re dhe ndoshta mund të jetë edhe lëvizja e duhur për Milanin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB