Izraeli po vlerëson mundësinë që Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, të ketë mbetur i vrarë nga një sulm izraelit i kryer më herët gjatë ditës së sotme.
Lajmi është raportuar nga televizioni izraelit Channel 12, i cili citon burime të paidentifikuara brenda Izraelit dhe flet për “indikacione në rritje” që ai të jetë vrarë.
Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për fatin e Khameneit. Sipas raportimit fillestar të Channel 12, vlerësimi i autoriteteve izraelite ishte se ai “ka mbetur i plagosur”. Televizioni thekson se ky përfundim nuk bazohet në imazhe satelitore të kompleksit presidencial – i cili raportohet se është goditur rëndë, por në informacione të siguruara nga burime të tjera konfidenciale.
Po ashtu, televizioni izraelit njofton se sulmet e sotme kanë shkaktuar “dëme shumë të konsiderueshme” në strukturat drejtuese të regjimit iranian, përfshirë edhe komandantë të lartë ushtarakë.
Nga ana tjetër, transmetuesi publik izraelit Kan raporton se aktualisht “nuk ka kontakt” me Khamenein dhe se gjendja e tij nuk dihet.
Top Channel