Kushte të qëndrueshme dhe kthjellime, parashikimi i motit për këtë të shtunë
28/02/2026 07:10
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës dhe ato të pasdites.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s
Deti – Valëzimi forcës 1 ballë
Top Channel