Irani në ndërprerje pothuajse totale interneti, vetëm 4% e vendit kanë akses në rrjet

28/02/2026 11:01

Irani po përjeton një ndërprerje pothuajse totale të internetit, sipas organizatës mbikëqyrëse të lirisë online Netblocks.

“Konfirmuar: Të dhënat e rrjetit tregojnë se #Irani tani është në mes të një ndërprerjeje pothuajse totale të internetit me lidhje kombëtare në 4%”, shkroi Netblocks në një postim në kanalin e saj Telegram.

“Incidenti vjen mes operacioneve luftarake të SHBA-së dhe Izraelit dhe përputhet me masat e përdorura gjatë luftës së vitit të kaluar me Izraelin”, shkruhet në deklaratë

Iranianët nuk mund të lidheshin me internetin për pjesën më të madhe të janarit, pasi regjimi bllokoi komunikimin online ndërsa shtypte protestat antiqeveritare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB