Goditet grupi kriminal i “skifterëve” në Tiranë/ Kapen tre persona, grabisnin para dhe sende me vlerë

28/02/2026 14:47

Një grup kriminal i akuzuar për 12 grabitje është goditur nga policia e Tiranës.

Si rezultat i një pune hetimore intensive, kryer me qëllim identifikimin dhe kapjen e disa shtetasve, të cilët të organizuar si grup, dyshohej se kishin kryer dhjetëra vjedhje në qark, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, finalizuan operacionin e koduar “Harta”.

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetasit D. Ç., 31 vjeç, B. S., 56 vjeç dhe E. Gj., 33 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Si rezultat i veprimeve hetimore, janë zbardhur nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 6, këto raste me autorë të dyshuar 3 shtetasit e arrestuar:

-më datë 04.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash, në biznesin e shtetasit G. S., në rrugën “7 Nëntori”;
-më datë 07.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash, në biznesin e shtetasit O. V., në autostradën “Tiranë-Durrës”;
-më datë 24.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesën e shtetasit E. M., në bulevardin “Migjeni”;
-më datë 08.02.2026, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesën e shtetasit A. B., në rrugën “Ribez”;
-më datë 10.02.2026, kanë vjedhur një shumë parash, në një biznes në rrugën e Prushit;
-më datë 14.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit A. B., në rrugën e Prushit;
-më datë 22.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit E. J., në fshatin Vaqarr;
-më datë 25.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit E. K., në fshatin Fushë Mëzez;
-më datë 25.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit E. O., në fshatin Fushë-Mëzez.

Ndërkaq, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, janë zbardhur 3 tentativa për vjedhje, të kryera nga 3 shtetasit, më datë 15.02.2026, në 3 kompani në fshatin Marikaj. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB