Gjendet një predhë e pa shpërthyer në Gjirokastër, policia dhe FA në vendngjarje
28/02/2026 23:29
Gjendet një predhë e pa shpërthyer në Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urës së Subashit në kufirin administrativ mes Gjirokastrës dhe Tepelenës.
Korrespondentja e Top Channel Entjola Budo raporton se ka qenë një bari i fshatit Labovë që ka zbuluar rastësisht një predhë luftarake anës rrugës.
Menjëherë ai ka njoftuar Policinë e Gjirokastrës e cila më vonë kërkoi asistencën e FA për t’a evaduar.
Mendohet se predha i përket arsenalit të municioneve luftarake nga depot e shpërthyera në vitin 1997.
Top Channel