Dyfishohet ndihma për bletët, 2 mijë lekë për koshere/ Bletarët kërkojnë kullota dhe mjekim të detyrueshëm

28/02/2026 12:29

Mbështetja financiare për bletërritësit në Skemën Kombëtare 2026 do të dyfishohet, nëse një bletërritës përfitonte 1000 lekë të reja për koshere, këtë vit për të njëjtën familje bletësh do të marrë 2000 lekë te reja.

Ky që shihni në ekran është Engjëllush Spaho, prej gati 50 vitesh merret më punët e bletarisë ai thotë se ky sektor nuk ka nevojë vetëm për para nevoja, nevoja më e madhe për njerëzit që rrisin bletë është shtimi i kullotave, e kjo nuk behët vetëm duke pritur natyrë, por duke mbjellë lule që japin nektarin e duhur që bletëve u zgjat jetën dhe u rrit prodhimin e mjaltit.

“Duhen mbjellë kullota me qellim që bletarët të zhvillojnë bletët sidomos në dy bimë perko dhe facelia, sepse janë bimë që mund të mbillen me periudha të ndryshme. Për shembull kur në natyrë nuk ka lule shumë ato zëvendësojnë dhe ndihmojnë bletën, sepse shpirti i bletës është lulja”, tha Spaho.

Ministri i Bujqësisë Andis Salla  thotë si ka vënë vetës një qëllim, të arrijë një milion koshere.

Por që pretim të vihet në jetë më parë specialistët e veterinarisë të drejtuar prej tij duhet të kujdesen për shëndetin e bletës.

“Nëse ne nuk bëjmë mjekim të organizuar për varrotozën atëherë nuk kemi bërë asgjë sepse ashtu si çdo gjallesë edhe varrotoza shkon aty ku ka lirë. Nëse unë i kam mjekuar bletët e mia, ky insekt do të shkoj te bletët e pa mjekuara”, u shpreh Engjëllush Spaho-bletërritës.

E në rastet kur ky rregull nuk respektohet nga të gjithë, do të jetë gjoba ajo që do t’i nënshtrojë.

“Nëse ndonjë bletar nuk i mjekon bletët atëherë ai të ndëshkohet dhe të gjobitet“, tha ai.

Edhe pse numri i koshereve të bletëve është në rritje, 600 mijë familje nuk mjaftojnë për t’ju përgjigjur kërkesa të tregut të brendshëm me mjaltë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB