Çfarë ndodh nëse Khamenei është vrarë? Inteligjenca amerikane: Garda Revolucionare mund t’a zëvendësojë brenda një kohe të shkurtër

28/02/2026 18:41

IRGC ka gjasa të mbushë çdo boshllëk udhëheqjeje në Iran në afat të shkurtër, besojnë zyrtarët amerikanë të inteligjencës

Inteligjenca amerikane ka vlerësuar se, në rast të një operacioni të suksesshëm për ndryshim regjimi në Iran që do ta rrëzonte Udhëheqësin Suprem të vendit, Ayatollah Ali Khamenei, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) me qëndrim të ashpër ka shumë gjasa të mbushnin çdo boshllëk drejtimi në afat të shkurtër, ka raportuar CNN.

Megjithatë, inteligjenca nuk ka qenë përfundimtare lidhur me këtë çështje, dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio u tha ligjvënësve në janar se “askush nuk e di” se kush do të merrte pushtetin nëse regjimi do të binte.

IRGC-ja “është padyshim e spikatur dhe funksionon mbi burokracinë standarde ushtarake, por është e vështirë të parashikohet saktësisht se çfarë do të ndodhte në një skenar kolapsi të regjimit,” tha një burim i njohur me raportimet e fundit të inteligjencës amerikane mbi këtë çështje.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë pasur mungesë qartësie mbi hierarkinë e IRGC-së pas vrasjes nga SHBA-ja të komandantit më të fuqishëm ushtarak të Iranit, Gjeneral Major Qasem Soleimani, gjatë mandatit të parë të Trump.

Sulmet e Izraelit ndaj Iranit të shtunën në mëngjes kishin në shënjestër figura të larta iraniane, përfshirë Khamenein, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Sayyid Abdolrahim Mousavi dhe Presidentin Masoud Pezeshkian, ndër të tjerë, thanë për CNN dy burime izraelite të njohura me operacionin. Por mbetet e paqartë nëse ndonjë figurë e lartë iraniane u godit në sulm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB