Alarm kimik, njoftohet policia e Vlorës/ Ambientalisti sinjalizon përzierje të rrezikshme, rrethohet zona

28/02/2026 12:19

Një përzierje e rrezikshme kimike është konstatuar së nga ambientalisti Niko Dumani, i cili ka njoftuar menjëherë autoritetet për shkak të rrezikut që paraqiste.

Sipas deklaratës së tij, ai kishte kryer një përzierje kimike, por më pas ka kuptuar se bëhej fjalë për një lëndë të rrezikshme.

Dumani tregon se substanca ishte një përzierje mes metanit dhe natriumit, e cila fillimisht ishte menduar të përdorej për qëllime laboratorike në shkolla.

Ai thekson se lëndën e kishte mbajtur në banesë prej rreth 10 vitesh. Sipas tij, rreziku është shtuar së fundmi pasi përzierja ka rënë në kontakt me ajrin, duke krijuar potencial për shpërthim.

Menjëherë pas konstatimit të rrezikut, Dumani ka lajmëruar policinë dhe ka kërkuar largimin nga zona, duke paralajmëruar se situata paraqiste rrezik për sigurinë publike, fillimisht lëndën e ka hedhur në një kovë dhe më pas e ka mbuluar me dhe që të mos ketë kontaktin me ajrin, pasi krijonte reaksion kimik dhe shpërthente.

Policia dhe zjarrfikësit kanë rrethuar zonën dhe më pas kanë hequr lëndën që ishte në një enë plastike të zezë.

Autoritetet në Vlorë pritet të kryejnë verifikimet përkatëse dhe të marrin masat e nevojshme për neutralizimin e lëndës së rrezikshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB