Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei është vrarë? Netanyahu deklaratë për mediat: Shenjat janë që… 28/02 20:13
Gjermania është e përkushtuar ndaj sigurisë së Izraelit, thotë kancelari gjerman Friedrich Merz, duke shtuar se po “bashkërendohet ngushtë” me Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe partnerët në rajon.
“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë në rajon dhe ndaj sigurisë së Izraelit”, shkruan ai në X.
“Gjermania i bën thirrje Iranit të ndërpresë sulmet ushtarake kundër Izraelit dhe partnerëve të tjerë në rajon”, thotë Merz.
“Udhëheqja në Teheran duhet t’i japë fund dhunës kundër popullit të vet dhe të kthehet te një zgjidhje e negociuar”, shton ai.
Merz thotë se Gjermania nuk ka marrë pjesë në sulmet kundër objektivave iraniane.
Top Channel