Ka rënë në pranga autori i dyshuar për vrasjen e 17 vjeçarit Aleks Vangjeli një natë më parë në Lutraqi të Korinthit.

Sipas burimeve policore për Top Channel, autori është 17 vjeç, shtetas grek.

Ai u shoqërua më herët në drejtorinë lokale të policisë dhe i pyetur prej hetuesve pranoi se ishte ai autori i vrasjes të Aleks Vangjelit dhe plagosjes së shokut të tij 19 vjeçar. Sipas tij, shkak ishte një sherr banal mes tyre.

Në pranga u vu edhe e nëna e tij pasi mbi të rëndojnë dy akuza, ajo e lënies pa kujdes të të miturit, dhe tentativa për fshehje të provave pasi sipas burimeve policore tentoi të ngatërronte autoritet duke thënë se autor ishte shoku i viktimës 19 vjeç.

Ata do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie paraditen e së shtunës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB