Video/ Aksidenti i rëndë me dy të vdekur në Milano, momenti kur tramvaji del nga shinat dhe përplaset me dyqanin

27/02/2026 18:27

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano, ku një tramvaj ka dalë nga shinat, duke i marrë jetën dy personave dhe duke plagosur 38 të tjerë.

Sipas raporteve të para, shumica e të plagosurve ishin pasagjerë që ndodheshin në bord të tramvajit, një mjet që kishte hyrë në shërbim vetëm disa javë më parë.

Tramvaji kishte dalë nga shinat dhe ka përfunduar duke goditur një dyqan. Në momentin e përplasjes, tramvaji ishte plot me pasagjerë, të cilët janë përplasur dhe kanë rënë pas kontaktit.

Viktima është nxjerrë nga poshtë mjetit dhe ka të ngjarë të ketë qenë një kalimtar që po ecte në trotuar.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar edhe video nga momenti i tmerrit, kur tramvaji del nga shinat dhe përplaset me dyqanin.

Prokurori i Milanos, Marcello Viola, ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke planifikuar hapjen e një dosjeje për vrasje nga pakujdesia për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB