Gjithçka është e kryer, Paramout firmos blerjen e Warner Bros për 110 miliardë dollarë pas tërheqjes së Netflix nga gara
Presidenti amerikan, Donald Trump tha se nuk i pëlqen ta shohë Clinton në pozicionin ku ishte sot, duke iu referuar dëshmisë së ish-presidentit amerikan në Dhomën e Përfaqësuesve për çështjen Epstein.
Pak para se të nisej për në Teksas, presidenti amerikan iu përgjigj një pyetjeje duke thënë: “Nuk më pëlqen ta shoh të dëshmojë, por ata më shënjestruan mua dhe familjen time”.
Kujtohet se ish-Presidenti amerikan Bill Clinton dëshmoi para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, duke deklaruar se nuk kishte dijeni për krimet e Jeffrey Epstein dhe se nuk kishte perceptuar kurrë ndonjë aktivitet të paligjshëm gjatë kontakteve të tyre të kufizuara.
Në deklaratën e tij hapëse, Clinton argumentoi se erdhi në seancë dëgjimore për dy arsye: Nga njëra anë, nga respekti për sundimin e ligjit dhe parimin se askush nuk është mbi ligjin, dhe nga ana tjetër, për të kontribuar në administrimin e drejtësisë dhe mbështetjen për viktimat e Epstein. Ai theksoi se njohja e tij me Epstein kishte mbaruar vite para se të zbuloheshin veprimet e tij dhe se gjatë kontakteve të tyre ai nuk kishte parë ose mësuar asgjë të dyshimtë.
Në të njëjtën kohë, ish-presidenti amerikan reagoi edhe ndaj thirrjes së Hillary Clinton për të dëshmuar, duke theksuar se ajo nuk kishte “asgjë të bënte” me Epstein, nuk kishte udhëtuar me të dhe as nuk kishte vizituar pronat e tij, duke e përshkruar vendimin për ta përfshirë atë në hetim si të gabuar.
Duke iu referuar fotove që janë bërë publike, ai theksoi se “e di çfarë pa dhe çfarë nuk pa” dhe se “nuk bëri asgjë të gabuar”. Ai gjithashtu deklaroi se nëse do të kishte ndonjë dyshim për veprimet e Epstein, do të kishte ndërmarrë vetë veprime për ta denoncuar atë.
Top Channel