Policia bastis pronat e vëllait të ish-kryeministrit Milo Gjukanoviçit, në qendër të Podgoricës
Një spilë e flamurit shqiptar e vendosur në jakën e xhaketës së deputetit Rijad Shaqiri, pjesë e partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, është perceptuar si provokim nga kryeministri Hristijan Mickocski.
Ky i fundit shprehu pakënaqësi për mosmbajtjen e simbolit të Maqedonisë së Veriut nga ana e deputetit në foltoren e Parlamentit, duke i thënë se nga ky shtet paguhet.
Nga ana tjetër Shaqiri reagoi duke thënë se flamuri është simboli i identitetit dhe dinjitetit tonë.
Ai shto se kur simboli kombëtar trajtohet si problem, ndërsa krimi dhe urrejtja relativizohen, “atëherë kemi një devijim serioz të prioriteteve shtetërore”.
“Shqiptarët nuk janë provokim, janë popull shtetformues dhe kërkojnë përgjegjësi, jo arsyetime”, tha ai.
“Gjatë debatit të sotëm në seancën parlamentare, Kryeministrin e “provokoi” flamuri ynë kombëtar që e mbaja në sakon time – simboli i identitetit dhe dinjitetit tonë. Por nuk e pengon urrejtja patologjike që shfaqet ndaj shqiptarëve në terrenet sportive. Nuk e pengon heshtja institucionale përballë thirrjeve dhe koreve me përmbajtje albanofobe.
Dhe mbi të gjitha, nuk dha asnjë përgjigje konkrete se si 5 ton kanabis kaluan kufirin e Maqedonia e Veriut pa u vërejtur. Kur simboli kombëtar trajtohet si problem, ndërsa krimi dhe urrejtja relativizohen, atëherë kemi një devijim serioz të prioriteteve shtetërore. Shqiptarët nuk janë provokim, janë popull shtetformues dhe kërkojnë përgjegjësi, jo arsyetime”, shkruan ai, bashkëngjitur videos nga seanca.
Top Channel