Barcelona, Hansi Flick analizon Newcastle: Është një skuadër fantastike dhe duhet respektuar
Një superkompjuter ka parashikuar se si do të shkojë Liga e Kampionëve këtë vit dhe tregon se Arsenal do të mposhtet nga Bayern Munich në finalen e këtij viti, përmes goditjeve të penalltive.
Shorti për ndeshjet e 1/8-ave, vendosi Arsenalin në një rrugë të favorshme drejt finales në Budapest. Djemtë e Mikel Artetës u shortuan me Bayer Leverkusen në 1/8-at, dhe nëse kalojnë këtë rund, do të përballen në çerekfinale me njërin nga Sporting Lisbon ose Bodo/Glimt.
Nëse kalojnë, ata do të përballen në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjeve Newcastle vs Barcelona dhe Tottenham vs Atletico Madrid.
Arsenali ka shmangur disa nga ekipet më të forta që janë vendosur në anën tjetër të shortit, duke përfshirë PSG, Chelsea, Liverpool, Man City, Bayern Munich dhe Real Madrid.
Superkompjuteri nga Betting Lounge ka parashikuar se Arsenali ka për të arritur në finale. Megjithatë, zemrat e tifozëve të “Topçinjve” do të thyhen, pas parashikimit se Bayern Munich do të fitojë nëpërmjet goditjeve të penalltive.
Superkompjuteri parashikon se Arsenali do të mundë Leverkusen me një rezultat të përgjithshëm 5-1, para se të kalojë Sporting në çerekfinale me një fitore të thellë 6-2.
Në gjysmëfinale, ai parashikon një fitore të madhe 4-1 kundër Barcelonës – ekipit që i mundi ata në finalen e vitit 2006.
Por, ai beson se finalja kundër Bayern Munich do të përfundojë me barazim 1-1, me Harry Kane dhe shokët e tij që do të sigurojnë lavdinë me goditje penalltish.
Dhe Arsenal nuk është ekipi i vetëm anglez që do të dështojë përballë Bayern, sipas superkompjuterit. Ai gjithashtu parashikon që Bayern do të eliminojë Man City-n me një fitore të ngushtë 3-2 në çerekfinale, përpara se të mundë Liverpool me një fitore 4-2 në gjysmëfinale.
Në fazat e hershme të turneut, Barcelona parashikohet të mundë Newcastle me një fitore të përgjithshme 4-2, ndërsa Tottenham do të humbasë 3-2 kundër Atletico Madrid.
Ndërkohë, superkompjuteri parashikon që Chelsea do të mundë kampionët në fuqi të PSG, por do të eliminohen nga rivali Liverpool në çerekfinale pas një barazimi 3-3, duke humbur nëpërmjet goditjeve të penalltive.
Top Channel