Rriten pagat për mësuesit dhe policët/ Vendimi i qeverisë, përfitojnë edhe ushtarakët nga indeksimi 2.5%

27/02/2026 22:57

Pas vendimit për indeksimin e pagave me 2.5% për punonjësit e administratës publike, policinë e burgjeve dhe mjekët qeveria ka vendosur të rris pagat edhe për mësuesit, policët si dhe ushtarakëve 2 muaj pas fillimit të vit. Si një vendim i Këshillit të ministrave, edhe këto kategori do të përfitojnë nga rritja e pagave me 2.5%.

Indeksimi i pagave siç edhe ishte parashikuar në buxhetin 2026 përllogaritet sipas inflacionit mesatar të një viti më parë duke dhënë kështu mundësi këtyre profesioneve të kompensojnë rritjen e çmimeve në 2025.

Për mësuesit do të përllogaritet për herë të parë edhe vjetërsia në punë. Ndërsa për punonjësit e Policisë së Shtetit do të hyjnë në fuqi sipas kritereve të përcaktuara edhe shpërblimet sipas gradave.

Në fillim të shkurtit qeveria rriti pagat me 2.5% edhe për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë, si edhe përditësimin e strukturave të pagave për Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, koordinatorët kundër korrupsionit, punonjësit mbështetës dhe specialitetet e ndryshme në administratë, si dhe personelin e sistemit shëndetësor.

Kostoja totale e rritjes së pagës minimale së bashku me indeksimin  parashikohet  rreth 10 miliardë  leke dhe pritet të prek mbi 144 mijë punonjës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB