Raportin Vjetor i AKSEM, Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula: Siguria në miniera, prioritet absolut

27/02/2026 13:37

Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ishte i pranishëm në analizën vjetore të Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, ku u vlerësua puna dhe angazhimi i kësaj strukture në një sektor me rëndësi të veçantë për ekonominë dhe sigurinë publike.

Gjatë fjalës së tij, Inspektori i Përgjithshëm shprehu konsideratën e lartë për përkushtimin dhe profesionalizmin e trupës inspektuese, duke theksuar rolin e saj kyç në parandalimin e aksidenteve dhe avarive në aktivitetin minerar.

Ai nënvizoi se, pavarësisht sfidave të shumta me të cilat përballet sektori, miniera me histori të gjatë operimi, teknologji të amortizuara, si dhe mungesë të specialistëve të rinj për shkak të interesit të ulët të brezave të rinj për këtë fushë, është realizuar një punë e konsiderueshme për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit minerar dhe forcimin e standardeve të sigurisë në punë.

Në fjalën e tij ai theksoi gjithashtu se specifika e këtij sektori bën që performanca shpesh të matet përmes numrit të aksidenteve dhe avarive të ndodhura, duke qenë se funksioni thelbësor i institucionit është parandalimi dhe jo sanksionimi. Në këtë kuadër, u theksua se jeta dhe shëndeti i çdo punëtori përbëjnë vlerën më të çmuar dhe prioritetin absolut të çdo ndërhyrjeje institucionale.

Në përmbyllje, u garantua se Inspektorati i Përgjithshëm do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbështetur këtë autoritet në aspektin teknik dhe metodologjik, përmes ofrimit të asistencës së specializuar dhe mbështetjes teknologjike, me qëllim rritjen e mëtejshme të eficiencës dhe efektivitetit në ushtrimin e funksioneve të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB