Mes raporteve të ditëve të fundit në disa media të rëndësishme se SHBA mund të reduktojë praninë ushtarake në Kosovë, presidentja Vjosa Osmani e bëri edhe një herë të qartë se kjo nuk duhet të ndodhë.

Trupat amerikane këtu kanë një rëndësie tejet të veçantë, ishte mesazhi që Osmani i përcolli  të ngarkuarës me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati.

Osmani theksoi gjatë takimit “rëndësinë e pranisë ushtarake amerikane dhe të aleatëve në kuadër të NATO-s si faktor kyç për stabilitetin”, si dhe nënvizoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet objektiv strategjik për sigurimin e paqes afatgjatë, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

Sa u përket kufizimeve të mundshme, një zyrtar i Pentagonitpohoi për REL javën e kaluar se “aktualisht nuk kemi për të njoftuar ndonjë ndryshim në dislokimin e forcave”. Në Kosovë shërbejnë aktualisht në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR rreth 590 ushtarë amerikanë.

Shqetësimet për një zvogëlim të mundshëm të pranisë amerikane u shtuan pasi gazeta amerikane Politico, duke cituar katër diplomatë të NATO-s, raportoi se SHBA-ja po kërkon nga aleatët që të kufizojnë angazhimet e saj jashtë vendit, përfshirë edhe misionin paqeruajtës te KFOR. Kosova i konsideron jetike marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë qenë mbështetëset kryesorë të pavarësisë dhe procesit të shtet ndërtimit të saj. KFOR-i është garantuesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Përveç detyrave të tjera, ky mision paqeruajtës është përgjegjës edhe për sigurinë në vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB