Policia malazeze bastis pronat e vëllait Milo Gjukanoviçit në qendër të Podgoricës.

Policia ka rrethuar një ndërtesë në qendër të Podgoricës, ku banon biznesmeni Aco Gjukanovç.

Në të njëjtën ndërtesë, ndodhet edhe një degë e “Prva Banka”, në pronësi të tij.

Sipas raportimeve të mediave vendase, inspektorët pritet të kryejnë kontroll në pronat e Aco Gjukanoviçit, vëllait të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit shumëvjeçar të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Qendra për Gazetari Hulumtuese e Malit të Zi kishte raportuar në shtator të vitit 2023 se Aco ishte zhvendosur në Luksemburg menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2020, ku kishte nisur projekte të reja biznesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB