Përmbytjet “rrudhën” eksportet, reshjet e shumta shkaktuan dëme të mëdha në tokat bujqësore, bie prodhimi në sera

27/02/2026 12:19

Kjo është rruga më e vështirë që kanë bërë fermerët e Goriçanit, brenda një harku tre mujor ata janë përmbytur 5 herë. Njëzëri kërkojnë të dëmshpërblehen sepse djersën ua mori lumin

Ne kërkojmë dëmshpërblim sepse vetëm baltë kemi marrë këtë vit”, thonë banorët.

Unë isha në prodhim që në datën 9 janar, më ther në shpirt. Ai duhet të më japë djersën që unë mos të emigrojë, të rri këtu”, thotë një nga fermerët..

Një tjetër fermer “Kjo përmbytje është si pasojë e hapjes së digave dhe ne si fermerë ndihma e parë që kërkojmë është një argjinaturë anës lumit.  S’na jep më kush fidanë u bënë tre herë. Tre herë i mbollëm tre herë u mbytëm.”

Përmbytjet e këtij sezoni ndikuan  negativisht edhe tek shifrat e eksporteve nëse krahasojmë janarin e 2025 me atë të vitit 2026 kemi një rënie prej 46%

Ky nuk është ujë, por djersa jonë që e mori lumi. Mu më janë përmbytur 4 dynym sera dhe 7 dynym grurë. Nuk e di me çfarë do jetojë. Nuk llogaritet dëmi plehra, fidanë, frezë dëm marramendës. Para dy orësh lumi ishte tek tubi ata lëshuan digat dhe u rrit niveli i tij direkte duke u afruar me 5 metra”, thotë fermeri.

Ky është Lumi Seman, i cili deri më tani ka përmbytur 300 ha tokë bujqësor nga të cilat 60 hektarë janë sera.

Një gjë është e sigurt nga fshati Goriçan këtë vit do të prodhohen më pak fruta dhe perime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB