Foto/ Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin! 120 mijë shqiptarë falin namazin në sheshin “Skënderbej”, pasqyrohet edhe në mediat ndërkombëtare
20/03 11:27
Lakra del me dy koka, shkatërrohet prodhimi për fermerët e Jagodinës në Elbasan.
Për shkak të farës jo cilësore, rreth 90% e sipërfaqes së mbjellë me lakrën e butë ka shkuar dëm. Teksa çmimi ishte i favorshëm dhe fermerët prisnin shpërblimin e mundit të tyre, u përballën me një situatë të pazakontë e cila nuk kishte ndodhur më herët edhe pse zona prej 15 vitesh prodhon lakrën e butë.
Dëmet janë të konsiderueshme, ato llogariten në miliona lekë e në të tilla kushte fermerët kërkojnë që shteti të mbajë përgjegjësi për farërat që hyjnë në Shqipëri.
E njëjta situatë është vënë re edhe tek fermerët e zonës fushore të Cërrikut të cilët gjithashtu shprehen të shqetësuar për të gjithë prodhimin që u shkoi dëm.
Top Channel