Përmbytjet “rrudhën” eksportet, reshjet e shumta shkaktuan dëme të mëdha në tokat bujqësore, bie prodhimi në sera Kjo është godina e re e kardiokirurgjisë dhe kirurgjisë vaskulare, e cila do të hapej që në fillim të vjeshtës për nisjen e procedurave kirurgjikale të zemrës dhe ndërhyrjeve endovaskulare në një tjetër standard.
Por vjeshta erdhi dhe iku, e me gjasë edhe në vjeshtën që vjen nuk dihet nëse do ta kemi.
Në fillim u vonua sepse kjo godinë nuk merrej në dorëzim nga QSUT pasi kishte ndryshim të projektit. Por burime nga QSUT thonë se më në fund spitali i ri është marrë në dorëzim. Ka pasur një problem edhe me lartësinë e sallave të operacionit, në të cilat ishin ndërtuar tavane të varura, por edhe kjo është riparuar duke hequr kartonxhesin dhe duke përfituar kështu disa centimetra lartësi.
Burime nga drejtoria e QSUT thonë se pritet mobilimi i sallave dhe pajisjet mjekësore, ku tenderi i shpallur me një vlerë prej afro 26 milionë lekë të reja, mbi kufirin e lartë monetar, ka dështuar pasi nuk ka pasur ofertues. Ky tender është rishpallur sërish më 19 janar të këtij viti me një afat njëmujor, por ende nuk dihet nëse këtë herë ka pasur ose jo ofertues.
Ndërkohë, përveç shtretërve, ende nuk është bërë veshja me plumb e sallës endovaskulare, e cila është e vetmja sallë në Shqipëri për trajtim endovaskular për pacientët që vuajnë nga këmba diabetike dhe pacientët me çarje të aortës.
Por a ka një arsye tjetër që mbetet peng një godinë e tillë, e ndërtuar dhe e konceptuar me standarde të larta për ndërhyrje kirurgjikale në zemër, të cilat janë jo pak, por afro 1000 në vit, përfshirë këtu edhe 100 të tilla te fëmijët e vegjël? Për këtë askush nuk ka një përgjigje.
Fakt është se disa nga këto ndërhyrje kryhen në kardiokirurgjinë e vjetër, ndërsa të tjera në spitalet jopublike.
Top Channel