Gangsteri suedez vret një britanik 57-vjeçar në Tajlandë, ja si nisi sherri

27/02/2026 08:40

Një gangster suedez është arrestuar në Tajlandë për vrasjen e një burri 57-vjeçar britanik me një karat në qafë gjatë një sherri.

Sipas Daily Mail, viktima 57-vjeçare nga Liverpuli, baba i një fëmije, po udhëtonte me një skuter në Phuket kur u përfshi në një sherr me 29-vjeçarin Pektas Tugui Tayar.

Arsyeja e sherrit dyshohet se ishte fakti që 57-vjeçari ia “preu” rrugën përpara motoçikletës së 29-vjeçarit. Është regjistruar një video e momentit kur Tayar i afrohet britanikut 57-vjeçar në mënyrë kërcënuese me një grua që përpiqet më kot të qetësojë situatën. Disa sekonda më vonë, suedezi 29-vjeçar me origjinë turke e goditi 57-vjeçarin nga Liverpuli në qafë, duke e rrëzuar pa ndjenja në tokë.

57-vjeçari u dërgua në spital ku vdiq disa orë më vonë. Autoritetet tajlandeze e gjetën dhe e arrestuan 29-vjeçarin, i cili dyshohet se është anëtar i një organizate kriminale që vepronte në jug të Stokholmit.

Sipas mediave suedeze, 29-vjeçari u dënua në vitin 2020 me gjashtë vjet burg për sulm, ndërsa dosja e tij përfshin raste droge, kërcënime dhe ngacmim seksual. Në një foto pas arrestimit të tij, suedezi 29-vjeçar shihet përpara një grupi prej gjashtë oficerësh policie që e prangosën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB