Nuk u mblodhën mjaftueshëm vota për të miratuar rendin e ditës, ndërpritet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Vlorës
Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vdekjen e foshnjës në maternitetin e Spitalit Rajonal të Durrësit, ngjarje e ndodhur më 19 shkurt dhe e denoncuar nga nëna e foshnjës pak ditë më pas, ndërsa ndaj mjekut që ndoqi aktivitetin e lindjes ka nisur procedimi penal për neglizhencë mjekësore.
Top Channel mësoi nga burime pranë grupit hetimor se mjeku 43-vjeçar I. Shkreli ka qenë me shërbim roje gjatë natës kur nëna u paraqit në maternitet. Nga verifikimet e para rezulton se, gjatë pritjes 6-orëshe për të lindur, fetusi shfaqi dy episode të prishjes së rrahjeve të zemrës. Dyshohet se këto shenja nuk u vlerësuan nga mjeku për të futur nënën në sallë për ndërhyrje cezariane. Ajo u la të bëjë lindje natyrale.
Foshnja ishte djalë dhe lindi me peshë 3500 gram, në gjendje asfiksie dhe me ujëra të ndotura. I porsalinduri nuk ka shfaqur menjëherë shenja jete, duke reaguar vetëm pas ndërhyrjes së mjekëve. Pas kësaj, foshnja u vendos në aparatin (cpap) që ndihmon frymëmarrjen, për shkak të mungesës së oksigjenit. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, foshnja ndërroi jetë 3-4 orë pas lindjes. Gjendja e rënduar që në lindje nuk ka lejuar transportimin në Tiranë për ndihmë të specializuar.
Procedimi penal ndaj mjekut ka nisur pas kallëzimit të bërë nga nëna e foshnjës për neglizhencë mjekësore. Hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, ndërsa Drejtoria e spitalit të Durrësit ka ngritur një komision për të kryer oponencën klinike të kartelës mjekësore.
Top Channel