Bilanci për janarin, tre aksidente çdo ditë, 149 persona të përfshirë

27/02/2026 15:23
Foto ilustruese

Mesatarisht çdo ditë gjatë këtij fillim viti janë shënuar 3 aksidente.

Sipas të dhënave të INSTAT në muajin janar janë regjistruar 96 aksidente rrugore, në të cilat 149 persona kanë mbetur të aksidentuar, Shifër kjo e larte në vetvete por me një trend ulje nga viti i kaluar ku në të njëjtën periudhë u shënuan 30 aksidente më shumë.

Edhe në këtë hark kohor të analizuar rezulton se pjesa dërrmuese e aksidenteve rrugore ndodhin si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve si shpejtësia tej normave të lejuara, parakalimi i gabuar apo drejtimi i makinës nën efektin e alkoolit.

Grup-mosha 25–34 vjeç paraqet numrin më të lartë të aksidenteve. Numri më i lartë i aksidenteve rrugore, sipas ditëve të javës, është shënuar ditën e premte  mbrëma ndërsa numri më i ulët është regjistruar ditën e martë.

Tirana vijon të kryesojë si qyteti ku ndodhin më tepër aksidente rrugore i pasuar nga Lezha dhe Durrësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB