“U dhamë shpatën, sot kërkojnë kokat tona”, Rama për SPAK: Drejtësia s’është as e paanshme as profesionale, është si qeveria e ‘92

26/02/2026 12:30

Me tone ta ashpra i është drejtuar Edi Rama sistemit të drejtësisë duke thënë se ndërsa reforma në drejtësi u bë me bekimin e PS, Prokuroria e Posaçme është duke sulmuar vetëm administratën dhe politikanët socialistë, ndërsa sipas tij ‘frikësohen’ që të hetojnë pastrimin e parave dhe korrupsionin nga pala tjetër.

Rama tha se sot drejtësia është e re nuk është as e paanshme as profesionale, duke e krahasuar me qeverinë e vitit 1992.

“Grupi udhëheqës i këtij vendi, jetojmë brenda një paradoksi sa të padrejtë dhe të dhimbshëm, aq edhe të pashmangshëm. Ne ishim ata që e projektuam reformën në drejtësi dhe diktuam rreshtat, pa na trysnuar askush. Nëse s’do kishte një kalë që të tërhiqte karrocën, ata të rrugës së Elbasanit apo dhe të rrugës Durrës–Bari–Brindisi, nuk kishin nga ta shpiknin kalin, se këtu ishin që në ’91. Të paktën unë personalisht nuk e kam imagjinuar si shëtitje; përkundrazi, e dija që do të vinte nga gjak dhe baltë mbi ne. Ishte përpjekje e vërtetë për ta dorëzuar shpatën në duart e njerëzve të drejtësisë.

Dhe ajo shpatë, në duart e një pushteti që nuk do të ishte në kontrollin tonë, do të kërkonte kokat tona. Kështu funksionon; për ta marrë me mend këtë nuk duhet të ishe as profet, as fallxhor, por të ishe një lexues kurioz i revolucioneve. Përmbysjet që i bëmë sistemit të vjetër ishin revolucion. Drejtësia sot është e re dhe pikërisht nuk është as e paanshme, as profesionale; drejtësia sot është si qeveria shqiptare e vitit ’92: fuqi e madhe politike, traditë demokratike jo, dhe autokontroll që varion 0–4, por që mbetet mbi notën kaluese. Jemi ende me shifrën më alarmante të paraburgosurve dhe të dytët pas Rusisë në raportin mes dënimeve dhe pafajësisë.

Paradoksi është që falë nesh po bëhet transformim që do hyjë në histori për një drejtësi të pavarur, por që e ka marrë shpatën e luftës kundër korrupsionit me bekimin tonë, qeveria jonë goditet pa pushim si më e korruptuara dhe Shqipëria baltiset pa pushim si më e kriminalizuara.

Kjo burracakëri e neveritshme që bëjnë shpatarin e verbër me punonjësit e shtetit dhe politikanët e PS, dhe friken si pula nga dy uturakët më të mëdhenj të cilët bombardojnë publikun me jashtënxjerrjet e personazheve antikorrupsion dhe para të zezë pasi mbaron bombardimi, dhe dosjet për riciklim të parave të pista janë në Prokurori prej vitesh, dhe këta të parave të zeza nën dorë arrijnë të terrorizojnë sesi mund të digjet Shqipëria për të shpëtuar nga unë dhe ju”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB