Tragjedia në Crans-Montana/ Miku i një prej viktimave ‘hedh poshtë’ hetimet, publikon videon e të miturve duke konsumuar alkool në lokalin e natës

26/02/2026 17:17

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia me 40 viktima në Crans-Montana.

Një video e re, e filmuar mbrëmjen e tragjedisë së Vitit të Ri në Crans-Montana, tregon disa persona, shumë prej tyre të mitur, brenda klubit të natës Constellation, duke konsumuar pije alkoolike.

Sipas raportimeve, pamjet janë regjistruar nga një mik i njërës prej viktimave dhe tashmë po analizohen nga prokurorët, të cilët po hetojnë çështjen për akuza që lidhen me vrasje nga pakujdesia. Sipas burimeve hetimore, videoja dokumenton jo vetëm praninë e të miturve, por edhe gjendjen e ambientit brenda klubit dhe fluksin e madh të personave që lejoheshin të hynin në lokal.

Materiali filmik pritet të shërbejë si provë e rëndësishme në hetim. Autoritetet kanë sekuestruar gjithashtu 12 telefona celularë që u përkisnin viktimave, të cilët do t’i nënshtrohen analizës teknike.

Ndërkohë, prokurorët kanë urdhëruar edhe marrjen në pyetje të prindërve të viktimave, në kuadër të zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB