Shkëndija ndërpret rrugëtimin europian, kuqezinjtë nga Tetova eliminohen nga Conference League
26/02/2026 21:02
Ndërpritet rrugëtimi edhe për Shkëndijën. Skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut humbi edhe ndeshjen e dytë ndaj Samsunspor këtë radhë me rezultatin 4-0.
Turqit ishin më superiorë, ku për skuadrën turke shënuan Ntcham me penallti, Ndiaye dhe Marius, ky i fundit shënoi 2 herë.
Gjithsesi, Shkëndija largohet nga Europa me kokën lart, pas paraqitjeve dinjitoze dhe kalimit të fazës së ligës.
REZULTATI:
Samsunspor 4-0 Shkëndija
Ntcham (P) 53’, Ndiaye 71’, Marius 79’, 90+2’
Top Channel