Shehaj dhe Kapri dorëzojnë në Kushtetuese kërkesën për dosjen Balluku

26/02/2026 14:13

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe deputeti Erald Kapri i janë drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur në lidhje me të drejtën që kanë deputetët për të pasur në duar dosjen me fakte dhe prova të SPAK, ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku.

Shehaj argumenton se ‘aksesi i deputetëve të Partisë Mundësia ndaj kësaj dosje me provat e prokurorëve ndaj zv.kryeministres është një e drejtë dhe detyrim, për shkak se në Parlament do të duhet që ata të votojnë për kërkesën e SPAK për dhënie autorizimi për arrestimin e Belinda Ballukut’.

Është shumë e rëndësishme jo vetëm për lejen për arrestimin e Belinda Ballukut por është e rëndësishme sepse nuk mund të krijohet një precedent ku anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të votojnë pa qenë të informuar mbi çfarë po votojnë.

Kjo është një çështje parimore, nuk mund të lejojmë që të krijohet ky precedent dhe kjo është arsyeja pse i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Shehaj.

DEKLARATA E PLOTË AGRON SHEHAJ NGA GJYKATA KUSHTETUESE

Në Kuvendin e Shqipërisë ka ardhur një kërkesë nga SPAK-u bashkë me provat mbi të cilat është mbështetur ajo kërkesë për arrestimin e Belinda Ballukut.

Kjo dosje dhe kjo kërkesë nuk po i dorëzohet deputetëve, por po mbahet fshehur.

Praktikisht javën që vjen ne duhet të votojmë në lidhje me lejimin e arrestimit të Belinda Ballukut por nuk dimë, cilat janë provat që ka SPAK-u.

Jemi sot në Gjykatën Kushtetuese, kemi dërguar këtë kërkesë për të na sqaruar në lidhje me këtë që ne e quajmë padrejtësi, që është një shkelje e ligjit dhe e Kushtetutës.

Është shumë e rëndësishme jo vetëm për lejen për arrestimin e Belinda Ballukut por është e rëndësishme sepse nuk mund të krijohet një precedent ku anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të votojnë pa qenë të informuar mbi çfarë po votojnë.

Kjo është një çështje parimore, nuk mund të lejojmë që të krijohet ky precedent dhe kjo është arsyeja pse i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB