Me energji dhe batuta është paraqitur këtë të enjte në dyer e GJKKO Monika Kryemadhi, për seancën paraprake.
Ish deputetja Monika Kryemadhi gjatë seancës paraprake kërkoi kthim të çështjes për hetime të mëtejshme për shkak të mangësisë së veprimeve hetimore. Siç bën me dijegazetarja e Top Channel Anila Hoxha janë seancës me dyer të mbyllura Kryemadhi kërkoi edhe pushim të çështjes.
Siç tashmë e ka kthyer në traditë, ajo ka ndaluar dhe ka përshëndetur gazetarët dhe kameramanët që e prisnin jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme, duke thënë se ‘po shkon drejt një beteje shumë domethënëse’.
Si opinioniste e këtij sezoni në Big Brother, Kryemadhi nuk ka harruar që t’u kërkojë një mendim sesi iu është dukur spektakli i së martës.
“Mirëmëngjesi të gjithëve, tani po ikim drejt një beteje shumë domethënëse. Çfarë mendimi keni për Big Brother? Po iki tani, shihemi së shpejtë”, u shpreh Monika Kryemadhi.
Kryemadhi është nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash.
Top Channel