Shpenzimet mund të arrijnë në dy miliardë euro, Bundestagu miraton “drone kamikaze” për ushtrinë
Pak orë para rifillimit të bisedimeve indirekte mes SHBA-së dhe Iranit në Gjenevë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Teherani “refuzon” të diskutojë programin e tij të raketave balistike, duke e cilësuar këtë si një “problem shumë të madh”.
Gjatë një konference për shtyp në Saint Kitts and Nevis, Rubio theksoi se presidenti Donald Trump preferon një zgjidhje diplomatike të krizës. “Shpresoj që bisedimet të jenë produktive, por duhet të diskutojmë çështje përtej programit bërthamor të Iranit”, u shpreh ai, duke nënvizuar se programi i raketave mbetet pikë kyçe e mosmarrëveshjes.
Një ditë më parë, Trump akuzoi Iranin se po punon për të zhvilluar raketa që mund të arrijnë territorin amerikan, duke pretenduar se Republika Islamike ka tashmë kapacitete që kërcënojnë Evropën dhe bazat amerikane në Lindjen e Mesme. Ai shtoi se SHBA ka dislokuar në rajonin e Gjirit forcën ajrore më të madhe që nga lufta e Irakut në vitin 2003.
Rubio on Iran:
Iran refuses to talk about the ballistic missiles.
That is a big problem. pic.twitter.com/6wN6327izk
— Clash Report (@clashreport) February 25, 2026
Nga ana tjetër, Teherani i hodhi poshtë akuzat, duke i cilësuar si “gënjeshtra të hapura”. Sipas një raporti të Kongresit amerikan të publikuar vitin e kaluar, sistemet raketore iraniane kanë një rreze efektive deri në 3,000 kilometra, distancë që nuk arrin territorin e SHBA-së.
Negociatorët iranianë kanë mbërritur në Gjenevë duke shprehur optimizëm për raundin e ri të kontakteve me Uashingtonin. Delegacioni amerikan do të përfaqësohet nga i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
Ndërkohë, Trump ka paralajmëruar mundësinë e veprimeve ushtarake nëse nuk arrihet një marrëveshje. Ai ka deklaruar më herët se sulmet ajrore amerikane të qershorit 2025 “eliminuan” programin bërthamor iranian, një pretendim që mbetet i debatueshëm.
Top Channel