Ndryshimet në Qeveri, Shehaj në Top Story: Balluku nuk ka pushtet të jashtëzakonshëm, Rama e zëvendësoi me njerëzit e saj

26/02/2026 21:47

Mbledhja e grupit parlamentar në Partinë Socialiste prodhoi ndryshime në qeveri, në 6 ministri.

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, në një lidhje live në ‘Top Story’ është shprehur se Rama largoi  zv.kryeministren dhe i ofroi poste të reja në Qeveri njerëzve të saj më të afërt.

“Pavarësisht vendimit dhe votimit mbi Ballukun, ka një problem. Po i kërkohet Kuvendit të votojë për diçka për të cilën nuk ka informacion, për provat mbi të cilat SPAK ka mbështetur kërkesën për imunitetin dhe arrestimin e Ballukut. Si mund të votojnë ata për diçka që nuk e dinë?

Ka një qëllim kjo sjellje: ata duan të mbajnë fshehur provat që ka sjellë SPAK për Ballukun. Një gjë është me rëndësi: nuk është se Balluku ka pushtet të jashtëzakonshëm, por ka mbështetje nga Rama. Edhe ndryshimet sot në qeveri e tregojnë këtë. Nëse deri dje e mbronte në mënyrë sipërfaqësore, sot situata me Ballukun ka ndryshuar tërësisht. Tani, i detyruar ta largojë Ballukun, ai ka vendosur aty njerëzit më të afërt të Ballukut”, u shpreh Shehaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB