Kryeministri Rama: Dy terrene të reja sportive për mbi 300 nxënës në Shkollën “Tring Smajli” në Shkodër

26/02/2026 08:28

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një mesazh në rrjetet sociale, ku njofton për përfundimin e punimeve për rindërtimin dhe shtimin e dy terreneve të reja sportive në Shkollën “Tring Smajli” në Grudë, Shkodër.

Përmes një postimi në Facebook, Rama thekson se investimi do të jetë në funksion të mbi 300 nxënësve të shkollës, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe jetës shkollore.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me punën drejt përfundimit për rilindjen dhe shtimin e dy terreneve të reja sportive në Shkollën ‘Tring Smajli’ në Grudë, Shkodër, në funksion të më shumë se 300 nxënësve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB