“Pezullimi i ministrit me vendim pa gjyq, ndërhyrje brutale”, Rama: Nuk ka ndodhur në historinë e botës
Kryesocialisti Edi Rama po drejton sot mbledhjen e Grupit Parlamentar ku pritet të vendoset qëndrimi përfundimtar i mazhorancës për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për marrjen e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.
Mbledhja ka nisur në orën 11:00 dhe po mbahet në Pallatin e Brigadave.
Kryeministri Edi Rama duke folur sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, u shpreh se do të ndalet te veprimet dhe vendimet e sistemit të drejtësisë vetëm “një nga njëmijë gjëra që ka për të thënë”.
Ai tha se ka pasur ndërhyrje të pajustifikueshme dhe panevojshme të gjyqësorit në ekzekutiv, teksa shtoi se janë lëshuar një mori fletëarrestesh, që në rastin më të mirë sipas tij nuk janë vepra penale, e në rastin më të keq duhet të hetohen në gjendje të lirë.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit të PS, kryeministri Edi Rama tha se objektivi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një busull e pagabueshme.
Në nisje të mbledhjes numri një i PS, tha se në këto momente “ndodhemi në një udhëkryq që paraqet rreziqe”.
Sipas Ramës risku lidhen me mundësinë që vendi të bëjë vendnumëro duke humbur kohë dhe mundësi për të arritur qëllimin për t’u bërë pjesë e BE në 2030, por shtoi se është besimplotë që ky test do të kalojë.
Top Channel