“Nuk duket e lumtur”/ Publikohet fotoja e parë e Hillary Clinton nga dëshmia me dyer të mbyllura në Kongresin Amerikan, shoqërohet nga…
Hillary Clinton ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë informacion mbi aktivitetet kriminale të Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtores së tij, Ghislaine Maxwell.
Ish-zonja e parë dhe ish-sekretarja e Shtetit u bëri thirrje ligjvënësve që të pyesin edhe presidentin Donald Trump lidhur me çështjen.
“Si çdo njeri i ndershëm, jam tmerruar nga ajo që kemi mësuar për krimet e tyre. Është e pakuptueshme që Epstein fillimisht mori një dënim kaq të lehtë në vitin 2008, gjë që i lejoi atij të vazhdonte praktikat e tij grabitqare edhe për një dekadë tjetër”, u shpreh Clinton.
Clinton po përballet me anëtarët e Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve në Chappaqua, Nju Jork, në kuadër të një dëshmie të shumëpritur.
Në deklaratën e saj, ajo akuzoi kryetarin republikan të panelit, James Comer, se e ka shënjestruar për arsye politike. Gjithashtu, ajo i bëri thirrje komisionit që të marrë në pyetje Trumpin, i cili në të kaluarën ka pasur marrëdhënie shoqërore me Epsteinin.
“Çfarë po fshihet? Kush po mbrohet? Dhe pse po bëhet kjo fshehje?”, tha ajo.
Nga ana e tij, Trump ka mohuar çdo shkelje apo përfshirje që lidhet me Epsteinin.
Dëshmia e Clinton po zhvillohet këtë të enjte, ndërsa bashkëshorti i saj, ish-presidenti Bill Clinton, pritet të dëshmojë të premten, si pjesë e hetimit të Kongresit.
Top Channel