Roma, Dybala tenton rikuperim në kohë rekord për të qenë ndaj Juventusit
Herolind Shala është bërë lojtari më i ri i Feronikelit, duke surprizuar me vendimin për t’u rikthyer në futbollin e luajtur, pas një periudhe tërheqjeje të raportuar më parë nga “Transfermarkt”.
Mesfushori ka vendosur të rikthehet në fushë dhe do të kontribuojë në Ligën e Parë të Kosovës, kategorinë e dytë për nga rëndësia në futbollin kosovar.
Feronikeli, që aktualisht mban vendin e katërt në renditjen e Ligës së Parë, është vetëm dy pikë larg vendit të parë dhe synon ngjitjen më lart këtë sezon.
Kjo do të jetë eksperienca e parë e Shalës në futbollin kosovar, pasi herën e fundit ai ishte pjesë e Partizanit, ku qëndroi nga prilli deri në korrik të vitit të kaluar, duke luajtur dy ndeshje si zëvendësues.
Shala do të ketë mundësinë të tregojë aftësitë e tij në këtë ekip dhe të kontribuojë në objektivat ambicioze të Feronikelit për sezonin në vazhdim.
Top Channel