Celje eliminon Dritën në Conference League, por Maloku dhe Krasniqi mes futbollistëve më të vlerësuar
Fundjavë e zjarrtë në DigitAlb! Kampionatet më elitarë të botës kanë hyrë në fazën e tyre më të nxehtë dhe ndeshja e radhës ka marrë vlerësimin e një finaleje, pasi rezultati mund të ketë një ndikim mjaft të rëndësishëm në verdiktin përfundimtar të sezonit.
Këto duele keni mundësinë t’i shijoni në 14 kanalet tona sportive.
Në Premier Ligë, Arsenali po ndjen gjithnjë e më pranë Man City dhe për të evituar përmbysjen e madhe në krye të renditjes, skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta i duhet, me detyrimin, një fitore të dielën në Emirates Stadium në derbin me Chelsea, një 90-minutësh që do të luhet, me shumë mundësi, nën presionin e një fitoreje të të besuarve të Pep Guardiolës ndaj Leeds United.
Në La Liga, rivaliteti i përjetshëm mes Barcelonës dhe Real Madrid këtë fundjavë do të luhet në distancë, me të dyja skuadrat që luajnë në shtëpi: katalanasit përballë Villarreal, ndërsa madrilenët kundër Getafe-s.
Seria A do të ketë vëmendjen më maksimale me sfidën që do të luhet të dielën në 20:45, teksa në Olimpiko Roma dhe Milan do të testojnë pretendimet e tyre më maksimale.
Bundesliga vijon nën diktatin e Bayern Munich, por dominimi i tyre do të testohet në Signal Iduna Park, me vendasit e Borussia Dortmund në klasiken e futbollit gjerman.
Në Francë, ndonëse pa shkëlqimin e sezonit të kaluar, Paris SG vijon të kryesojë me diferencën e vetëm dy pikëve ndaj Lens, që do të zbresë i pari në fushë për llogaritë e kësaj jave në shtëpinë e Strasbourg, me objektivin për t’i rrëmbyer, qoftë edhe provizorisht, kreun e renditjes kampionëve, të cilët nga ana e tyre do të jenë në fushë të dielën në shtëpinë e Le Havre.
Një garë me shumë rivalitet po zhvillohet edhe në Turqi me Galatasaray dhe Fenerbahçe. Dy pikët diferencë mes tyre do të testohen me duelet në distancë, me kryesuesit që do të luajnë në shtëpi përballë Alanyaspor dhe ndjekësit ndaj Antalyaspor.
Megjithatë, veçantia e kësaj fundjave në maratonën e transmetimeve live në DigitAlb do të jetë derbi i Glasgow-ut dhe një nga më të zjarrtët e globit, Rangers-Celtic, në program të dielën në orën 13:00, në një 90-minutësh që mund të përcaktojë se cili prej tyre do të rivalizojë për titullin kampion me kryesuesit surprizë të këtij sezoni, Hearts.
Kjo fundjavë do të ngrejë siparin e transmetimeve të muajit mars, që në DigitAlb do të jetë maksimalisht e ngjeshur me një numër rekord transmetimesh live, që do të kulmojnë me ndeshjet play-off të kombëtares kuqezi, përfaqësueses së Kosovës dhe verdikteve finale për biletat e fundit në Kupën e Botës, ndeshjet e kampionateve më elitarë të botës, emocionet e forta të Formula 1, shoqëruar edhe me një mori eventesh nga sportet e tjera.
Të gjitha në platformën DigitAlb, për të shijuar më të mirën e sportit në botë.
Top Channel