Tërmeti me magnitudë 5.5 ballë godet kufirin Afganistan-Taxhikistan 26/02 10:58
Rusia dhe Ukraina kanë kryer një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të vrarë në luftë.
Sipas ndihmësit të Kremlinit, Vladimir Medinsky, trupat e 1000 ushtarëve ukrainas janë dorëzuar autoriteteve në Kiev. Në këmbim, Moska ka marrë trupat e 35 ushtarëve rusë të vrarë.
Medinsky e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në Telegram, ku publikoi edhe një foto nga procesi i dorëzimit. Në imazh shihen pjesëtarë të ekipeve speciale të veshur me kostume mbrojtëse nga substancat e rrezikshme, teksa transportojnë një nga trupat.
Shkëmbimet e trupave të ushtarëve të vrarë janë ndër të paktat forma bashkëpunimi mes Moskës dhe Kievit që kanë vijuar pavarësisht luftimeve të ashpra në terren.
Top Channel